Atalanta jep lajmin e madh, portieri i tyre u shërua nga koronavirusi

Portieri i Atalantas, Marco Sportiello, i vetmi i prekur me koronavirus nga skuadra bergamaske, më në fund është shëruar nga epidemia dhe infektimi ka ikur.
Është kjo komunikata që ka dalë në adresën e klubit bluzi.
Sportiello i është nënshtruar dy tamponëve brenda 48 orësh dhe te të dy ka rezultuar negative.
Futbollisti i Atalantas, siç është edhe në protokoll sanitar për të gjithë atletët profesionistë Covid+, do të kryejë ditët në vazhdim teste të tjera dhe vetëm më pas do të mund të nisë aktivitetin fizik.