20:07 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Atalanta konfirmon se lojtari i tyre është infektuar me koronavirus

Futbollisti i Atalantës, Marco Sportiello është futbollisti i radhës në Itali që ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ai bëhet lojtari i parë me këtë sëmundje edhe pse është karantinë po thuajse qe dy javë.

Me këtë njoftojmë se autoritetet lokale shëndetësore kanë komunikuar sot në Klub pozitivitetin ndaj “Covid-19” për futbollistin Marco Sportiello. Marco aktualisht është asimptomatik. Karantina parandaluese të cilës i ishte nënshtruar Marco dhe të gjithë anëtarët e ekipit të parë do të përfundojë në 27-03-2020“, ka shkruar Atalanta në një komunikatë.

Sportiello bëhet lojtari i pestë i Serie A që ka dalë pozitiv me koronavirus. /IndeksOnline/