75 Mall Live Search
12:04 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Atalanta kualifikohet në Champions me buxhet më të vogël se paga e Ronaldos

Atalanta arriti të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë 111 vjeçare të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini falë një sulmi të frikshëm arriti të siguroj vendin e tretë duke lënë jashtë Milanin dhe Romën, shkruan Indeksonline.

Atalanta, një skuadër modeste që shpenzimet për paga i ka vetëm 27 milionë euro dhe renditet e shtata në listën e skuadrave më të varfra në Serie A.

Ata madje paguajnë paga më pak se sa merr Ronaldo në një sezon te Juventusi (30 milionë euro). /IndeksOnline/