Atalanta merr tre pikë të mëdha në garën për Champions, fiton ndaj Bolognas

Atalanta e Berat Gjimshitit ka marr tre pikë të mëdha.
Skuadra bergameze në ndeshjen e javës së 32-të, shënoi fitore para tifozëve vendas ndaj Bolognas, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Atalanta kaloi në epërsi pas tre minutave lojë, me golin e Mateo Reteguit.
Fitoren e siguroi Mario Pasalic, me golin e shënuar në minutën e 21-të.
Atalanta me këtë fitore ngritet në vendin e tretë në tabelë me 61 pikë, ndërsa Bolona renditet në pozitën e pestë me 57 pikë./IndeksOnline/