Atalanta mposht Milanin midis ‘San Siros’ e eliminon nga Kupa e Italisë

Atalanta ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Bergamasit shënuan fitore në udhëtim ndaj Milanit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Kuqezinjët kalun të parët në epërsi me golin e Rafael Leaos në minutën e 45-të.
Nuk vonoi shumë dhe Atalanta barazoi rezultatin me golin e Teun Koopmeiners në 45+2.
Mesfushori holandez shënoi edhe golin e dytë që ishte vendimtar, duke u treguar i sakt nga penalltia në minutën e 59-të.
Në gjysmëfinale, Atalanta do të përballet me skuadrën e Fiorentines.
Ndeshja e parë zhvillohet me 3 prill, ndërsa ajo e kthimit me 24 prill./IndeksOnline/