75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 24 Prill 2023 / C E

Atalanta mposht Romën dhe “bën lëmsh” garën për zonën Champions

Atalanta ka triumfuar 3-1 ndaj Romës në ndeshjen e fundit të javës së 31-të, duke bërë edhe më intriguese garën për zonën Champions në Serinë A italiane.

Pasaliç, Toloi dhe Koopmainers shënuan për bergamaskët në “Gewiss Stadium”, ndërsa miqtë ngushtuan diferencën me anë të kapitenit Lorenzo Pellegrini.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta shkon në kuotën e 52 pikëve dhe hedh kandidaturën për një vend në zonëm Champions, ndërsa Roma zbret në vendin e 5-të, me 56 pikë, aq sa ka edhe Milani i vendit të katërt.