22:54 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / Gj. Sh

Atalanta shkruan historinë, fiton Europa Leaguen, e njofton Leverkusenin me humbjen

Atalanta është fituese e Europa League, për sezonin 2023/24.

Skuadra italiane shënoi fitore në finale ndaj Bayer Leverkusenit, duke ja shkaktuar humbjen e parë pas 51 ndeshjeve, shkruan IndeksOnline.

Rezultati përfundimtar në ”Aviva Stadium”, në dublin ishte 3-0 për Atalantan.

Të tre golat u shënuan nga sulmuesi nigerian, Ademola Lookman, në minutat 12′, 26′ dhe 75′.

Ky ishte trofeu i parë evropian për skuadrën e Atalantas./IndeksOnline/