75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Atalanta triumfon ndaj Romës dhe renditet në vendin e dytë, luan edhe Gjimshiti

Atalanta triumfoi 0-2 ndaj Romës, në ndeshjen e luajtur në “Olimpico”. Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve.

Në pjesën e dytë, De Roon zhbllokoi llogaritë, me golin e tij në minutën e 68-tën. Bergamaskët ruajtën me fanatizëm rezultatin, madje shënuan edhe golin e sigurisë me Zaniolon duke marrë kështu 3 pikë të çmuara.

Në këtë takim, Berat Gjimshiti e nisi nga stoli, teksa u preferua të aktivizohej vetëm në 10 minutat e fundit.  Atalanta është në vendin e dyta, Roma në vendin e 15-të.