75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 14 Korrik 2026 / MSH1

Atasheu i ri në Kroaci/ Agron Murati pranon detyrën

Nënkolonel Agron Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, raporton IndeksOnline.

Sipas Ministrisë, në kuadër të mandatit të tij, atasheu i Mbrojtjes do të angazhohet për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, duke kontribuar njëkohësisht në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve” deklaron Ministria.