Atdhe Nuhiu lojtari i dytë me më së shumti gola për Sheffield Wednesday
Futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu është bërë golashënuesi i dytë më i mirë për skuadrën e Sheffield Wednesday me gjithësej 44 gola.
Në vendin e parë me më së shumti gola është Marcus Tudgay me 52 gola, kurse lojtari që ka lënë pas Nuhiu me vetëm një gol dallim është Gerald Sibon me 43 gola.
Atdhe Nuhiu e ka shpëtuar sonte skuadrën e tij nga humbja duke e barazuar rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Fulhamit./Indeksonline/.