18:20 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Atdhe Xharavina dhuron flokët për gratë e sëmura me kancer në Shqipëri

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Ai vendosi t’i pres flokët e tij dhe t’i dhuroj për gratë që luftojnë me kancerin, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se flokët do t’i dhuroj për paruke në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij në Kosovë.

Më keni pyet shumë arsyen pse kam vendos me i heq flokët, e vetmja arsye është që kisha kohë që doja me i heq kur m’u smur nëna ime gjëja më e shenjtë në jetën time me sëmundjen e kancerit por nuk më la me i heq atëherë.

Dmth që doja të solidarizohesha me nënën time por falë Zotit është mirë me shëndet. Tash një ditë isha me repartin e onkologjisë bashkë me nënën dhe pashë gjithë ato gra ato nëna që vuajnë nga kjo sëmundje u ndjeva shumë keq dhe vendosa t’i heq flokët e mija dhe i dhurova për këto nënat tona që të bëhet paruke për ndonjërën nga ato.

Të njejtën gjë vendosi ta bëjë dhe vëllai im sot, unë i kam dhuru në Shqipëri, vëllai do i dhurojë këtu në Kosovë. Zoti i ruajt të gjitha nënat tona kush vuan nga kjo sëmundje, dasht Zoti e kalojnë shpejt”, shkroi Xharavina./Indeksonline/