10:26 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

Atdhe Xharavina në lidhje dashurie me Efin e “Për’puthen”?

Ish konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka vëmendje të madhe mediatike, kjo për arsye se kujdeset që gjithmonë të bie në sy me veprimet e tij.

Pak ditë pasi u kap mat me një vajzë bionde, ai ka bërë një ‘boom’ të madh, shkruan Indeksonline.

Në një video të publikuar nga Kryefjala, shihet se si Atdheu shoqëron Efin në një dyqan në Tiranë, teksa ajo provonte fustane.

Aty shihet se dyshja kanë afirmitet të madh, duke zgjuar dyshime se mes tyre mund të ketë një lidhje dashurie.

Mesa duket, edhe kësaj radhe dramat e “Për’puthen” nuk ndalen, duke u krijuar çiftet jashtë programit./Indeksonline/