Atdhetari Hektor Beqiri viziton sërish Thaçin në Hagë: “Të fala Kosovës. Ju dua shumë!”

Atdhetari i njohur drenicas, Hektor Beqiri, i cili prej vitesh u ka qëndruar pranë çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, ka bërë një tjetër vizitë në Dhomat e Specializuara. Ai është një nga personat që ka vizituar më së shpeshti ish-presidentin Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij.
Pas takimit, Beqiri ka ndarë një mesazh prekës, duke thënë se u çmall me Presidentin dhe se ai mbetet simbol i pathyeshmërisë edhe pas katër muresh.
“U çmalla shumë sot me Presidentin. Më kishte marrë malli për të biseduar me një burrështetas të pathyeshëm, që edhe brenda katër mureve të Hagës mbetet simbol i forcës, dinjitetit dhe frymëzimit. Presidenti dhe të gjithë krerët e UÇK-së së shpejti do të jenë të lirë. Dita e lirimit të tyre po afrohet.
Deri atëherë, atdhedashurinë e kanë të burgosur, por dihet: ‘Të fala Kosovës. Ju dua shumë!’.
Dielli po lind përsëri për Kosovën!”, ka shkruar Beqiri.