75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Atë që s’e bëri Man City, e bën Chelsea, mposhtë Palacen

Chelsea e ka regjistruar fitoren e radhës, dhe mjaft të rëndësishme në Premier League.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka arritur të triumfojë në derbin londinez përballë Crystal Palaces.

Në ”Selhurst Park”, Chelsea mposhti Crystalin me rezultat minimal, 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori, N’Golo Kante, transmeton IndeksOnline.

Përndryshe, kjo është hera e parë që Chelsea i fiton tri ndeshje radhazi si mysafir nën urdhrat e Sarrit.

Pas kësaj fitore, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 43 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Crystal Palace, pas 20 ndeshjeve është në vendin e 14-t me 19 pikë./IndeksOnline/