23:59 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Atëherë kur pritej shkarkimi, Milani i bën superofertë Maldinit

Milani gjatë ditës së sotme ka njoftuar largimin e drejtorit sportiv, Leonardo dhe trajnerit Genaro Gattuso.

Pas dështimit të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, në mesin e të rrezikuarve ishte edhe Paolo Maldini.

Por CEO i Milanit, Ivan Gazidis i ka propozuar ish-kapitenit rosoner të marrë më shumë përgjegjësi, madje duke marrë vendin e Leonardos.

Përgjigja e Maldinit pritet të vij shumë shpejtë pasi ka kërkuar kohë për të menduar. /IndeksOnline/