Atentat ishte planifikuar edhe për Isa Mustafën, ish këshilltari i tij jep detaje

Televizioni A2 në Shqipëri ka raportuar sot se gjatë vitit 2021 kishte ekzistuar një plan për vrasjen e disa figurave në Kosovë, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit.
Avokati Besnik Berisha, i cili ishte këshilltar i ish kryeministrit Isa Mustafa ka zbuluar se kërcënim për vrasje kishte edhe ndaj shefit të tij, transmeton IndeksOnline.
“Kurti nuk është i vetmi kryeministër i Kosovës për të cilin dyshohet se ishte planifikuar atentat (nëse veç ka qenë e vërtete kjo). Situatë e njëjtë ka qenë edhe me ish Kryeministrin Mustafa”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se detajet i dinë organet e sigurisë me të cilat thotë se si këshilltar i tij ka bashkëpunuar ngushtësisht në hetimin e këtij rasti./IndeksOnline/
