75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet ish-polici

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut.

Mësohet se viktima është Santiago Malko 26-vjeç, ish punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

Report Tv raporton se Malko është vrarë brenda në makinën e tij BMW X5 dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonën e Freskut.