75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Atentat në Shkodër, qëllohet 7 herë me pistoletë në karburantin ku punonte

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës nga ku mbeti i plagosur një person.

Sipas burimeve për abcnews.al i plagosuri Dedë Planaj u qëllua shtatë herë me armë zjarri teksa ndodhej në karburantin ku punonte.

Mësohet se dy plumba e kapën në këmbë e krahë. Të shtënat me armë erdhën nga një person që ndodhej në makinë në ecje.