75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / Z S

Atentati me 2 të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon dosjen SPAK-ut

Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar për kompetecë SPAK-ut çështjen e atentatit me 2 të vrarë në rrethrrotullimin e Rinasit, pas dyshimeve se ngjarja është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, raporton Euronewalbania.

Pasi kreu verifikimet, Prokuroria e Tiranës doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar këtë ngjarje është struktura e posaçme.

Në atentatin që ndodhi te rrethrrotullimi i Rinasit në mes të ditës, humbën jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri, agjenti i AMP-së.