16:54 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Atentati ndaj emigrantit në Korçë, identifikohen 2 autorët – policia jep detajet

Policia e Korçes ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 1 dite me pare ku i plagos me arme zjarri nje person, duke shpallur ne .kerkim dy autoret e dyshuar.

 

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët.

Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve :

M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është sekuestruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.

 

Temat: