Atentati në Tiranë: 11-vjeçari ende në gjendje të rëndë

Një atentat me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Të katër personat janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Dy prej të plagosurve janë të mitur.
ABC News mëson se 11-vjeçari vazhdon në gjendje të rëndë në reanimacion.
Ndërsa 19-vjeçari dhe 34-vjeçari vazhdojnë ende te Trauma, por jashtë rreziku për jetën./Indeksonline/