13:16 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Atentati në Vlorë, arrestohet njëri prej të plagosurve, ja arsyeja

Policia e Vlorës ka arrestuar njërin prej të plagosurve në atentatin e ditës së djeshme në rrugën “Transballkanike” , Ferdinand Llanaj, ai akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Pasi në vendin ku ndodhi atentati u gjet një pistoletë që rezultoi të ishte në pronësin e Llanaj.

Gjithashtu ditën e sotme policia ka siguruar prej bizneseve pranë kësaj zone, të gjitha kamerat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Makina më të cilën u realizuar atentati u gjet në fshatin Kafaraj, Fier, nga kontrollet në makinë janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm.

E ndërsa në vendngjarje policia ka sekuestruar gjithashtu një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automjetin tip ”Mercedes Benz”, dhe një tjetër mjet ”Renault Klio”, disa aparate celular dhe një shumë prej 1.600.000 lekësh./Shekulli