10:17 / E Martë, 18 Qershor 2024 / LB

Athinë/ Lajçak takon kryeministrin serb, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e serb, Millosh Vuçeviq, në Athinë.

Lajçak ka bërë të ditur se me të ka folur për atë se ku ndodhet procesi i dialogut, si dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq. E informova për zhvillimet aktuale në dialog dhe fola rreth marrëdhënieve BE-Serbi”, ka shkruar Lajçak në ‘X’.