75 Mall Live Search
20:21 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

Athletic Bilbao – Barcelona, formacionet zyrtare

Barcelona do të luajë sonte në udhëtim kundër Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “San Mames”, nga ora 21:00.

Katalunasit do të kërkojnë të “kundërpërgjigjen” pas fitores së djeshme të Real Madridit, për të mbajtur diferencën e pikëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Barcelona prin në tabelë me 62 pikë, gjashtë më shumë se kampioni në fuqi i Spanjës.

Në anën tjetër, Bilbao është në pozitën e nëntë me 33 pikë. Skuadra baske nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy humbje e një barazim.

Formacionet zyrtare:

Athletic Bilbao: Agirrezabala; De Marcos, Vivian, Inigo, Balenziaga; Dani Garcia, Vesga; Nico, Raul Garcia, Berenguer, Inaki Williams

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Christensen, Balde; Busquets, De Jong, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Ferran Torres