16:30 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Atifete Jahjaga i dërgon një buqetë me lule deputetes se VV-së, e uron për diçka!

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një buqetë me lule deputetës së LVV-së, Arbërie Nagavci.

Kjo e fundit përmes një postimi ka treguar se me këtë buqetë, Jahjaga ia ka uruar Nagavcit marrjen e pozitës së nën-kryetarës së Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Nagavci ka siguruar që angazhimi i saj për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Sot e mora këtë buqetë me lule nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga si urim për mua për përgjegjësinë e re në institucionet e Republikës.

Barazia shoqërore pa barazinë gjinore nuk do të mund të ishte barazi. Duke e falenderuar presidenten për buqetën, unë dua të sigurojë që angazhimi ynë për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë.

Faleminderit shumë presidente!