75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 21 Qershor 2024 / L K

Atifete Jahjaga me fustan të bardhë, siç nuk e keni parë kurrë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë mbrëmë në Tiranë në ngjarjen “Muza” të kreatorëve të ri.

Me fustan të bardhë dhe me plot stil, ish-presidentja ka shkëlqyer me elegancën e saj në këtë ngjarje.

“Duartrokasë fituesit dhe gjithë ata që ishin pjesë e kësaj gare për kreativitetin dhe guximin me veshjet të cilat kishin dizajnuar.
Falënderoj Kryebashkiakun e Tiranës, mikun tim Erion Velijaj dhe Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Morina Kambo për një organizim të këtij niveli. Dedikimi juaj për diçka më ndryshe e për të gjithë, është për tu duartrokitur gjithmonë” shkruan Jahjaga në njoftim./Indeksonline/