75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Atifete Jahjaga sfidon Thaçin, Veselin e Haradinajn

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është vënë pas një sfide, njofton Indeksonline.

Ajo pasi ka përkrahur iniciativën për të mbjellë një pemë, ka sfiduar liderët e tjerë shtetëror.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

Ajo ka kërkuar që iniciativës për të mbjellë një pemë, t’i bashkohen edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli e kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

“Për të vazhduar sfidën ‘Mbjellë një pemë’ tani sfidoj Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Hajradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Ambasadorin Philip Kosnett, Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruair O’Connell, Ambasadorin Piero Sardi, dhe Ambasadorin Didier Chabert”, ka shkruar Jahjaga në mbi shkrimin e videos ku shihet pema e mbjellë nga ajo.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Sfida “Mbjell një pemë” është nisur nga këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Donjeta Gashi. Kjo iniciativë është duke u përkrahur nga fytyra të njohura publike.

Neve na mbetet të shohim se a do i përgjigjen kësaj sfide edhe tre liderët shtetëror. /Indeksonline/