75 Mall Live Search
23:47 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / B XH

Atilla sërish në BBVK? Provokon nga korridoret e produksionit

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh, ka trazuar rrjetin pak më parë.

Përmes një videoje të postuar në TikTok, Atilla shfaqet në ambientet e Klan Kosovës, specifikisht në korridoret që të çojnë drejt shtëpisë së famshme. Me një buzëqeshje ironike, ai i drejtohet ndjekësve me pyetjen: “Çka po thuni ju, a me hi a mos me hi?”

Kjo “shaka” e tij vjen në një moment delikat. Përveç historisë së vjetër, emri i Atillës është lakuar sërish në media gjatë muajve të fundit, ku është raportuar se ndaj tij ka pasur fletarrestim aktiv.

Rikthimi i tij sjell poashtu ndërmend skandalin e edicionit të kaluar. Hyrja e tij në shtëpi, ndërkohë që brenda ndodhej ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi – e cila e kishte denoncuar për dhunë – shkaktoi reagime masive që çuan në largimin e tij pas vetëm 48 orësh.

Pasoja pati edhe për vetë televizionin. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) kishte gjobitur Klan Kosovën me një shumë rekord prej 30,000 eurosh, për shkak të promovimit të individëve me precedentë dhune dhe rrezikimit të publikut.

Ndonëse videoja ka marrë dhenë, nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë thjesht një provokim i radhës nga ana e Atillës për të marrë vëmendje, duke shfrytëzuar zhurmën që krijon emri i tij dhe Big Brother, bashkë, raporton prive By Liberta Spahiu.

Duke marrë parasysh gjobën e majme dhe kundërshtimet e ashpra nga shoqëria civile dhe shteti, përfshirë Ministren e atëhershme Albulena Haxhiu, një hyrje e vërtetë duket e vështirë, por me Atillën asgjë nuk dihet e sigurt.

Mbetet për t’u parë nëse ai thjesht po teston durimin e publikut (dhe jo vetëm) nga korridoret.