75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 19 Maj 2023 / S Z

Atiq betohet si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq është betuar si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut. Pjesëmarrës në betimin e tij ishin edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ndryshe kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së veriut, Erden Atiq ishte shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë, konkretisht mbrojtja e afërt, në momentin që ai shkoi në objektin e Komunës, për ta bërë betimin.

Ndërsa është vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës në objektin e Komunës.