75 Mall Live Search
19:49 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Atiq kandidates së PDK-së: Këto janë fabrikime, nuk kemi bashkëpunuar me Listën Serbe

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiq i ka quajtur shpikje akuzat e kundërkandidates së tij nga radhët e PDK-së, Gonxhe Çaushi e cila deklaroi se partia e tij ka treguar vota bashkë me Listën Serbe.

Sipas Atiq akuzat e PDK-së janë qesharake dhe se nuk ka asgjë të vërtetë brenda tyre.

“Këto janë fabrikime të tyre. Nuk ka shansa që ne të kemi bashkëpunuar me Listën Serbe për të tregtuar vota. Gjasa është zero përqind, këto janë vetëm rrena. Kjo është shpifja më e ulët që është bërë”, shtoi ai.

Kandidati i VV-së në Mitrovicën veriore deklaroi se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

“Sipas informatave që kemi nuk ka pasur parregullsi. Por në disa vendvotime që kanë votuar me dokumente serbe, por pas orës 12:00 është marrë vendim ad-hoc dhe është ndaluar votimi përmes tyre”, përfundoi ai./Indeksonline/