75 Mall Live Search
13:11 / E Martë, 20 Gusht 2024 / S Z

Atiq njofton se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.

Atiqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Atiqi në Facebook.

Sipas Atiqit, nuk “duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”.