ATK dhe AKI me marrëveshje të re për forcimin e sigurisë ekonomike të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti. Në njoftim shtohet se takim mes të dyve shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e dukurive negative që dëmtojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Tutje, aty theksohet edhe se Hyseni e Ajeti nënvizuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e interesit publik.
‘‘U theksua po ashtu se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit qytetar dhe në ndërtimin e një sistemi më të drejtë e më të sigurt për të gjithë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi:
𝐀𝐓𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐊𝐈 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, priti sot në ambientet e ATK-së Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, në një takim të parë zyrtar ndërmjet dy institucioneve.
Ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e dukurive negative që dëmtojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Bashkëpunimi mes ATK-së dhe AKI-së pritet të tejkalojë objektivin e ngushtë të parandalimit të evazionit fiskal, duke u shtrirë në adresimin e fenomeneve të tjera që rrezikojnë integritetin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Të dy drejtuesit nënvizuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e interesit publik. U theksua po ashtu se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit qytetar dhe në ndërtimin e një sistemi më të drejtë e më të sigurt për të gjithë.
Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes partneriteteve të tilla strategjike të avancojë misionin e saj në shërbim të shtetit ligjor dhe të qytetarëve.ATK dhe AKI me marrëveshje të re për forcimin e sigurisë ekonomike të Kosovës