12:25 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

ATK dhe Dogana vazhdojnë bashkëpunimin për luftimin e ekonomisë joformale

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës Bahri Berisha.
Qëllimi këtij takimi, siç njofton kumtesa, ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas drejtorit Murtezaj në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

“Kjo gjithashtu dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike”.

Siç thuhet në njoftim, nga ana tjetër Drejtori i Doganës se Kosovës e uroj drejtorin Murtezaj per pozitën e re dhe shprehi gatishmërinë per bashkëpunim te mëtejme.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.