ATK: Drejtori Regjional në Gjilan ndodhet në vendin e punës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton opinionin se drejtori rajonal i ATK-së në Gjilan, Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka.
“Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtar nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do t’ju informojmë në kohë”, thuhet në sqarimin e ATK-së dërguar mediave.
ATK-ja thotë se pas njoftimit zyrtar nga organet përkatëse, do të ndërmarr të gjitha veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi./IndeksOnline/