15:12 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

ATK e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezi ka pritur sot në takim, Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës me bashkëpunëtor. Ky takim kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat.

Gjatë diskutimeve në takim drejtori Murtezaj tha se do të angazhohet për raporte sa më të mira me përfaqësuesit e bizneseve, duke i inkurajuar që të adresojnë çështjet me të cilat ata përballen, duke premtuar trajtimin të barabartë dhe profesional të tyre. Ndër tjera, ai tha se roli i ATK-së është edhe në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes dhe kjo do të jetë në fokus të punës së tij.

E nga ana tjetër,  Rukiqi tha se ndër shumë kërkesa që vazhdimisht i kemi si komunitet, është edhe ajo e krijimit të një komunikim të hapur, në mënyrë që kërkesat tona të kenë përgjigje.

ATK, është e fokusuar në avancimin e marrëdhënieve më tatimpaguesit, me qëllimin e vetëm që ata të njoftohen me kohë për obligimet që kanë, në të njëjtën kohë do të punoj shumë në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formal, në mënyrë që të krijohet një konkurrencë e drejt për të gjitha bizneset.