09:03 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

ATK e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale

“Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka qenë tema e trajnimit dy ditore në të cilin pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues nga ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës thekson në një kumtesë se vazhdimisht bën përpjekje në luftimin e ekonomisë joformale, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara.

Ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve të parapara më planin strategjik dhe planet tjera operative të administratës tatimore.

Projekti në fjalë është mbështetur nga Bashkimi Evropian, ka për qëllimi vlerësimin e ekonomisë joformale në Kosovë, transmeton AktivPress.