75 Mall Live Search
18:52 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Z S

ATK-ja do të bëhet me objekt në veri të Mitrovicës, nisin punimet

Dy ministra të Qeverisë në detyrë dolën sot në veri të Mitrovicës për të shënuar nisjen e punimeve për ndërtimin e aneksit dhe renovimin e objektit për nevoja të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati tha se puna në këtë objekt do të zgjasë 5 muaj dhe më pas do të jetë e qasshme për qytetarët.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal folën për nevojën e këtij objekti në këtë pjesë.

Ky projekt pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro./Indeksonline/