75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

ATK me Policinë konfiskojnë aparatin e lojërave të fatit në Kllokot

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje në Gjilan ka identifikuar një lokal ku zhvillohej bixhozi.

Aty është konfiskuar një aparat i lojërave të fatit.

“Kllokot, më 27.11.2017 – 13:00. Gjate një pune operative ATK-ja dhe Policia kane identifikuar një lokal në të cilin zhvillohej biznes i kundërligjshëm “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjatë operacionit është konfiskuar përkohësisht një aparat i lojërave të fatit. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, bën të ditur policia./Indeksonline/