75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / S Z

ATK tejkalon shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit, Murati: Është rekord historik

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati ka thënë se ATK për herë të parë ka arritur ta tejkalojë shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit, duke shënuar kështu rekord historik.

“Edhe një lajm i mirë. Ky rekord është arritur ende pa përfunduar viti fiskal, me datën 16 dhjetor. Kjo arritje përbën më shumë se dyfishim të mbledhjes së tatimeve brenda vendit, nga 467 milionë euro sa ishte në mbi 1 miliardë euro, për vetëm 5 vite”, ka thënë Murati..

Gjatë së njëjtës periudhë:

– Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro

– Fitimi i korporatave është rritur nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro

– Numri i vendeve të punës është rritur nga 350 mijë në 435 mijë.