14:17 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / LB

ATK thotë se ka trend pozitiv të të hyrave

Përmes një njoftimi për media Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të vitit 2022, janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro. Pra, 31.1 milionë euro, apo 7.7% më shumë se plani.

Përderisa krahasuar më një vjet me parë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thotë se shihet një tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6%.

Siç theksohet në njoftimin e tyre, Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.