75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / MSH

Atletet e Michael Jordan shitën për 2.2 milionë dollarë

Jo rrallëherë gjësendet e ikonave të muzikës, filmit apo edhe sportit, janë vënë në ankand dhe janë shitur me çmime marramendëse.

Por, një palë atlete të basketbollistit Michael Jordan kanë thyer rekord, duke u bërë atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

Atletet “Air Jordan XIII”, të firmosura, që legjenda e basketbollit i kishte veshur në finalet e NBA 1998, janë shitur për 2.2 milionë dollarë.

Kjo nuk është hera e parë qe diçka që posedon Michael Jordan, shitet kaq shtrenjtë.

Një fanellë e tij e po të njëjtit sezon në NBA, u shit vitin e kaluar për 10.1 milionë dollarë.

Michael Jordan gjuan basketbollin.