23:19 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Atletet e reja të Gucci që duken si të vjetra, kushtojnë 615 funta

Pse të shpenzoni kohë dhe energji duke u përpjekur të mbani këpucët tuaja të bardha dhe të pastëra kur mund t’i blini atletet që kanë për qëllim të duken të pista për 615 funta?

Gucci po shet atlete që nuk do të duhen shumë për t’i mirëmbajtur, sepse ato duken të njollosura që në fillim. Qëllimisht.

Ato janë bërë me qëllim që të duken si më të vjetra.

Sic duket ky është hapi i radhës i modës pas xhinseve të grisura./Indeksonline/