75 Mall Live Search
17:36 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Atleti e mbyll garën duke fluturuar si “supermen”

Atleti amerikan, Inifinte Tucker e ka mbyllur garën duke fluturuar si “Supermen”. Ai e theu rekordin e tij personal në garën 400 metra me pengesa

Inifinte Tucker e ka fituar garën prej 400 metrave me pengesa në SEC Championships në North Carolina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fundjavën që shkoi.

Por, e veçanta e kësaj gare ishte se 20 vjeçari e mbylli atë në mënyrë mjaft speciale. Derisa po i afrohej finishit, ai fluturoi si “Supermen”, duke përfunduar më pas në tokë.

Tucker dhe shoku i tij i skuadrës, Robert Grant po “luftonin” deri në fund të garës.

“Unë e pash nënën time në finish dhe kërceva për t’ia dhënë asaj një përqafim. Kjo është e tëra”, ka thënë Tucker për ESPN.