Atleti kosovar kualifikohet në finale
Atleti ynë Muhamet Ramadani arriti te kualifikohet për finale në hedhjen e gjyles në Festivalin Europian për të Rinj EYOF 2019, me rezultat 18.51m.
Garën tjetër Ramadani do ta zhvilloj gjatë ditës së nesërme.
Presim që atleti ynë do të bëjë një paraqitje te mirë dhe te stoliset me medalje. /IndeksOnline/