Atleti më i shpejtë në botë, sivjet, mohon akuzat për doping
Ylli amerikan i sprintit – njeriu më i shpejtë në botë sivjet, Christian Coleman, kohët e fundit ra në telashe me sistemin e “vendndodhjes” të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), i cili kërkon që sportistët të njoftojnë zyrtarët se ku do të jenë për një orë çdo ditë, si edhe detaje të akomodimit gjatë ditës dhe vendeve të trajnimit.
Nëse një atlet nuk arrin ta bëjë këtë – i njohur si “dështim i paraqitjes” – tri herë në një periudhë 12-mujore, ata mund të përballen me ndëshkim.
Dështimet e paraqitjes së Colemanit u regjistruan më 6 qershor 2018, 16 janar 2019 dhe 26 prill 2019, por nën Udhëzimet e Standardit Ndërkombëtar për Testimin dhe Hetimet (ISTI), dështimet e paraqitjes kanë të bëjnë me ditën e parë të tremujorit, transmeton Indeksonline.
Sipas Colemanit, mosarritja e tij për të azhurnuar më 6 qershor duhet të lidhet përsëri më 1 prillin 2018, që është më shumë se 12 muaj para dështimit të tij të tretë të paraqitjes më 26 prill 2019.
Si rezultat, çështja kundër tij, e sjell nga Agjensia e AntiDopingut e Shteteve të Bashkuara (USADA), u rrëzua.
“Unë nuk marrë drogë” – tha Coleman për CNN-in, i cili do të garojë në Kampionatin Botëror të kësaj jave në Doha, Katar, i cili ka filluar sot.
“Shumë atletë marrin pluhura proteine kreatine ose pilula dhe shtesa të ndryshme që të mund të shërohen më shpejt. Dhe unë nuk marrë asgjë, unë punoj shumë dhe kjo është vetëm ajo që është, nuk marr asgjë.
“Unë as nuk e di se çfarë nënkupton kjo ose çfarë nënkupton të jesh në gjendje të shkoj jashtë librit të rregullave që të jem në gjendje të përpiqem të marrë një avantazh … Unë nuk marrë drogë, nuk marrë asgjë ilegale dhe unë thjesht punoj shumë dhe thjesht i lejoj aftësitë e mia të dhëna nga Zoti të flasin vetë “./Indeksonline/