Atletico – Barcelona, formacionet zyrtare

Derbi i javës së 16-të në La Liga do të zhvillohet sonte, mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.
Barcelona, që është lidere në tabelë me 38 pikë, synon që të përfitojë nga humbja e mbrëmshme e Real Madridit, për t’u shkëputur në pikë.
Gjithashtu, katalunasit synojnë që të kthehen te fitorja pas barazimit me Espanyolin javën e kaluar.
Ndërkaq, madrilenët do të hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Elches. Atletico Madridi ka 27 pikë dhe renditet i pesti në tabelë.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Wanda Metropolitano”.
Formacionet zyrtare:
Atletico Madrid: Oblak, Reinildo, Giménez, Savić, Molina, Carrasco, Barrios, Koke, Llorente, João Félix, Griezmann.
Barcelona: Ter Stegen, Balde, Araujo, Christensen, Kounde, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, De Jong, Dembélé, Ansu Fati.