Atletico – Barcelona, vlerësimi i lojtarëve
Leo Messi është vlerësuar si më i miri në ndeshjen Atletico – Barcelona.
Pas shtatë fitoreve me radhë, Barcelona është ndalur në xhiron e tetë në La Liga, duke barazuar 1:1 me Atletico Madridin në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, shkruan Gazeta Express.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e bukur të Saul Niguez, që realizoi në minutën e 21’të.
Barcelona tentoi vazhdimisht pas këtij goli dhe krejt çka arriti ishte goli i barazimit i shënuar në minutën e 81’të nga ana e Luis Suarez, ndërsa Leo Messit dy herë ia mohoi shtylla golin.
Argjentinasi u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje, pavarësisht se nuk e dërgoi topin në rrjetë.
Pas këtij barazimi, Barcelona ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, pesë më shumë se Reali, ndërsa Atletico mbetet në pozitën e tretë me 16 pikë./Express
