19:28 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Atletico dëshiron James Rodriguezin, Reali tregon çmimin e tij

E ardhmja e James Rodriguez ende nuk është e qartë.

Pas rikthimit nga huazimi te Bayerni, ylli kolumbian është bashkuar me Realin por duhet të gjejë një skuadër të re.

Atletico Madrid janë të interesuar për të pasi që Correa pritet të largohet drejtë Milanit.

Real Madrid kërkon 40 milionë euro për James dhe nuk pranon ndonjë ofertë tjetër përveç transferimit të plotë.

Të interesuar për James është edhe Napoli i Carlo Ancelotit. /IndeksOnline/