Atletico fiton në minutën e fundit, Depay luan rolin e heroit

Atletico Madridi ka shënuar futore minimale 1-0 ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 21-të në La Liga.Reklama
Ishte minuta e 18-të e takimit kur vendasit kërkuan penallti për një rrëzim në zonë nga mbrojta e Los Cholchoneros ndaj Gabriel Viega, por gjyqtari sinjalizoi se ndeshja duhej të vazhdonte.
Një minutë më vonë, Marcos Llorente krijoi shansin e parë serioz, por goditja e tij u bllokua.
Në minutën e 48-të, Alvaro Morata u fut në zonën e Celtas, por që portieri Ivan Villar bëri një pritje fantastike.
Iago Aspas (59’) bëri nj harkim brenda zonës së Atleticos, mirëpo Jan Oblak ishte i vëmendshëm dhe e kapi topin.
Atletico mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Stefan Savic bëri një ndërhyrje të ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, Atletico Madridi ia doli t’i fitonte tri pikë, me golin e realizuar nga Memphis Depay në minutën e 89-të.
Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 38 pikëm një më pak se Real Sociedadi, gjersa në xhiron e 22-të do kenë punë me Bilbaon.