Atletico i vihet pas lojtarit të PSG-së
Departamenti sportiv i Atlético Madridit ka nisur tashmë punën për të identifikuar objektivat për afatin kalimtar të verës.
Ka plane për të përforcuar disa pozita në skuadrën e Diego Simeones, ndërsa një nga më urgjentet është reparti i sulmit.
Në këtë pikë pothuajse merret si e sigurt që Antoine Griezmann do të largohet nga Atleti në fund të sezonit, me Orlando Cityn që konsiderohet favorit për ta transferuar nga vera.
Duke parashikuar veçanërisht largimin e Griezmann, drejtuesit e Atleticos kanë identifikuar Lee Kang-in si zëvendësuesin ideal.

Futbollisti i Koresë së Jugut ka pasur vështirësi të sigurojë vend titullari te Paris Saint-Germaini, prandaj drejtuesit e klubit madrilen besojnë se ai mund të tundohet të rikthehet në futbollin spanjoll, ku më parë ka luajtur për Valencian dhe Mallorcan.
Nëse kjo nuk ndodh, kampionët në fuqi të Europës janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse marrin një ofertë rreth 40 milionë euro.
Kjo shumë mund të jetë e lartë për Atleticon, megjithëse klubi pagoi një shifër të ngjashme për të transferuar Lookman nga Atalanta gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Për momentin mbetet për t’u parë nëse klubi madrilen do ta rrisë interesimin për Lee ndërsa afrohet vera.

